Gjendet i vdekur 36-vjeçari që u raportua në polici si i zhdukur

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 17:09
 Gjendet i vdekur 36-vjeçari që u raportua në polici si i zhdukur

Është gjetur pa shenja jete personi i moshës rreth 36-vjeç, i raportuar dje si i zhdukur në polici. Viktima është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.

I njëjti shtoi se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Rasti është duke u hetuar dhe akoma nuk dihen rrethanat që çuan deri te vdekja e 36-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)