Kurti i përgjigjet Ramës: ‘Teori konspiracioni? Nuk e di se për çfarë e keni fjalën

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 17:33
Kurti i përgjigjet Ramës: ‘Teori konspiracioni? Nuk e di se për çfarë e keni fjalën

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Kurti në një konferencë për media pas këtij takimi, theksoi që u konfirmua se procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kurti iu përgjigj edhe deklaratave të Edi Ramës për teori konspiracioni në lidhje me planin e këtij të fundit dhe Aleksandër Vuçiçit të njohur me emrin ‘Open Balkan’.

‘Teori konspiracioni? Nuk e di se për çfarë e keni fjalën’, tha Kurti përballë gazetarëve.

‘U konfirmua se Procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin  Evropian. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë, që të mos ketë nevojë për variante tjera alternative’.

‘Në bisedat që pata theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane-  pa vlera evropiane, pra fondet e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet patjeter që të paraprihen dhe të shoqërohen me vlerat e BE-së’.

Kurti theksoi se Kosova ka disa përparësi.

‘Së parë është stabiliteti në Kosovë. Së dyti, sundimi i ligji, demokratizimi i cili mundëson media të lira dhe të pavarura dhe veprokun kundër autokratëve. Së treti, ballafaqimi me të kaluar, nuk lejon që kriminelet e luftë s as më pak në pushtet.

Së katërti, Reciprocitet i pakicat kombëtare në kundërshtim me nacionalizmi. Paqen stabilitetin dhe integrimin në BE.

Me Serbinë ne zhvillojmë dialog për statusin e marrëdhënieve midis njëra-tjetrit, statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm. Kosova nuk duhet të kthehen në 2008, janë faktorët ndërkombëtare ata që kanë thënë se Kosova të jetë e pavarur.

(Kosova Sot Online)