Profesori kosovar zbulon tri porositë e Angela Merkel për Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 21:41
Profesori kosovar zbulon tri porositë e Angela Merkel për Ballkanin Perëndimor

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, sociologu Fadil Maloku ka shkruar rreth porosive të kancelares gjermane, e cila dje ka vizituar Beogradin, dhe sot Tiranën ku mes tjerash ka takuar edhe kryeministrat Abin Kurtin dhe Edi Ramën, shkruan Syri.net Kosova.

Maloku thekson se Angela Merkel në vizitën e saj, të fundit në Ballkanin Perëndimor, dërgoi edhe këto porosi.

Postimi i plotë:

Tri porositë e Angela Merkel
Vizita e Saj, e fundit e Ballkanit Perëndimor midis tjerash na dërgon këto porosi;
1. Për Gjermaninë, edhe më tej më të rëndësishme mbesin interesat ekonomike (që me Serbinë i ka maksimalizua më së shumti), se sa interesat diplomatike dhe ato politike. 
2. Për Gjermaninë, edhe më tej siguria dhe stabiliteti i Ballkanit mbesin interesi mē gjeostrategjik. Në këtë kontekst Serbisë edhe pse me eufemizëm iu dërgua porosia e qartë, se: Ajo mund ta vazhdoj procesin e integrimit në BE-ne, edhe pa pranuar pavarësinë e Kosovës.
3. Për Gjermaninë, procesi i Berlinit i nisur në vitin 2014 mbetet edhe më tej si e vetmja "autostradë" valide që duhet ta ndjekin vendet e Ballkanit (që i bie se Open Ballkan, nuk mund dhe nuk duhet kurrsesi të zëvendësohet me iniciativat tjera) Perëndimor.

(Kosova Sot Online)