Kosnett: Pyetni Kurtin për marrëdhëniet me mua

  • E.K /
  • 14 September 2021 - 22:16
Kosnett: Pyetni Kurtin për marrëdhëniet me mua

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka folur për marrëdhëniet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë televizive Kosnett ka thënë se ka marrëdhënie shumë të respektueshme me Kurtin.

“Mendoj se duhte ta pyesni kryeministrin Kurti për marrdhëniet tona por, mendoj se kemi marrëdhënie shumë të respektueshme. Nuk pajtohemi nuk pajtohemi gjithmonë për cdo politikë, që është e natyrshme, por mendoj se në përgjithësi, ai dhe ne kemi treguar se duam ta forcojmë marrëdhëniet e dy vendeve tona”, tha Kosnett në KallxoPërnime.

Ai është pyetur edhe nëse Kurti është antiamerikan.

“Jam kaq i lodhur nga kjo antiamerikan. Nuk mendoj se njerëzit janë antiamerikanë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)