Anëtarsimi në BE, Ursula von der Leyen në fund të muajit zbarkon në Ballkanin Perëndimor

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 10:39
Anëtarsimi në BE, Ursula von der Leyen në fund të muajit zbarkon në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor para fundit të muajit shtator.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero ka njoftuar përmes Tëitterit se von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor për të dërguar një sinjal të fuqishëm të angazhimit të BE-së për procesin e anëtarësimit.

“Ursula von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor para fundit të muajit “për të dërguar sinjal të fortë për angazhimin tonë për procesin e anëtarësimit”. “Ne ua kemi borxh atyre njerëzve të rinjë që besojnë në të ardhmën, në Evropën”, ka shkruar Pisonero.

https://twitter.com/APisoneroECSpox/status/1438052708729212929?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1438052708729212929%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fanetarsimi-ne-be-ursula-von-der-leyen-ne-fund-te-muajit-zbarkon-ne-ballkanin-perendimor%2F

(Kosova Sot Online)