Pse po e përmend Adolf Hitlerin, Salih Mustafa në Speciale?

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 11:14
Pse po e përmend Adolf Hitlerin, Salih Mustafa në Speciale?

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa ka deklaruar sërish para trupit gjykues të Gjykatës Speciale se është i pafajshëm për akuzat që e ngarkojnë.

Në pyetjen e gjykatëses se a i kupton akuzat të cilat rëndojnë mbi të, ai u përgjigj se “Po e kuptoj por nuk ka asgjë me të vërtetën”.

Gjykatësja pastaj e pyeti se a e konfirmon deklaratën e dhënë në muajin tetor ku u deklarua i pafajshëm.

Mustafa u përgjigj “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”. 

Por cili është kuptimi i fjalës 'Gestapo' të cilën e përdori Mustafa.

Historia, na ka treguar rrëfime të dhimbshme të mizorive të kryera në të kaluarën, nga tiranë dhe  sundimtarë të pamëshirshëm.

Por pak ngjarje, kanë qenë aq të tmerrshme sa Holokausti, dhe pak diktatorë kanë qenë aq mizorë sa Adolf Hitleri. Megjithatë, ligësia e tij nuk do të mund të bënte shumë dëme, po të mos ishte për ndihmën e plotë dhe mbështetjen e organizatës së tij më të besuar, Gestapo.

“Gestapo”, është në fakt një shkurtim i “Geheime Staatspolizei”, që në gjermanisht do të thotë “policia sekrete shtetërore”. Ajo u emërua si policia zyrtare sekrete shtetërore e Gjermanisë naziste, me veprim pasi nisi lufta edhe në zonat e pushtuar nga nazistët.

Ajo nuk u themelua në fakt nga Hitleri, por nga një zyrtar nazist i rangut të lartë, Herman Gëring më 26 prill 1933. Gëring u emërua drejtor, dhe Rudolf Diels komandant. Disa historianë pretendojnë se në fakt ishte ky i fundit, që sugjeroi idenë e një force policore sekrete.

(Kosova Sot Online)