Pagoi dikë për ta vrarë që i biri të fitonte 10 milionë dollarë nga sigurimi

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 13:14
Pagoi dikë për ta vrarë që i biri të fitonte 10 milionë dollarë nga sigurimi

Një amerikan nga Karolina Jugore, Alex Murdaugh, e orkestroi vrasjen e vet në një skemë të zbuluar për vetëvrajse me qëllim që i biri i tij të përfitonte 10 milionë dollarë nga sigurimi jetësor, thonë hetuesit.

Divizioni për Sundimin e Ligjit në Karolinën Jugore konfirmoi të martën se një bashkëpunëtor i dyshuar në këtë skemë është arrestuar, pasi Murdaugh pranoi se ka bërë përpjekje që të bëjë vetëvrasje me ndihmën e një vrasësi, shkruan Daily Mail.

Curtis Edëard Smith, 61 vjeç, u arrestua nën akuzën për asistim në vetëvrasje, sulm, posedim të armës, mashtrim me kompani të sigurimeve dhe komplot për të kryer mashtrim me kompani sigurimesh.

“Z. Murdaugh ofroi një deklaratë në Divizion duke e pranuar skemën, sipas së cilës Smith do ta vriste atë me qëllim që i biri të përfitonte nga sigurimi jetësor me vlerë përafërsisht dhjetë milionë dollarë”, thuhet në deklaratën e organeve të sundimit të ligjit.

(Kosova Sot Online)