Zyrtarja e Speciales: Në sheshet e Kosovës gjithkund ka statuja për ish-pjesëtarët e UÇK-së

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 14:16
Zyrtarja e Speciales: Në sheshet e Kosovës gjithkund ka statuja për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj komandant “Calit”, Salih Mustafa.

Përfaqësuesja e viktimave në Speciale, Annie Pueess, ka thënë se në Kosovë nuk respektohen viktimat e pretenduara të UÇK-së.

Sipas saj, në Kosovë ka statuja për pjesëtarët e UÇK-së, por jo edhe për viktimat sipas saj nga kjo e fundit.

“Mjafton të bësh një shëtitje në Kosovë dhe të shohësh statuja për pjesëtarët e UÇK-së, por asnjë nuk kujton viktimat ku anëtarët e UÇK-së kanë qenë kryerës. Në narrativën aktuale është luftë e lavdishme. Kjo në fakt është vetëm një pjesë e historisë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kosova duhet të përballet me një të vërtetë të parehatshme.\

(Kosova Sot Online)