Moshat e 12 të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

  • G.G /
  • 15 shtator 2021 - 15:40
Moshat e 12 të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 12 persona në vend, po ashtu me këtë virus janë infektuar edhe 410 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për shërimin e 1.732 qytetarëve, ndërsa aktualisht kemi 14.501 raste aktive me koronavirus.

Në raportin e MSh-së bëhet e ditur edhe grupmosha e 12 viktimave në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për vdekjen e 7 meshkujve dhe 5 femrave.

3 viktima i takojnë grupmoshës 80 vjeçare, 3 të tjerë janë të grupmoshës 70-79 vjeç, 5 viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç dhe 1 viktimë hyn në grupmoshën 59-69 vjeç.

(Kosova Sot Online)