“Nëse ke ardhur me bo zhurmë bën sa të duash”, debat i nxehtë në mes të Ahmetit dhe Rizanit

  • E.K /
  • 15 September 2021 - 21:23
 “Nëse ke ardhur me bo zhurmë bën sa të duash”, debat i nxehtë në mes të Ahmetit dhe Rizanit

Imri Ahmeti kandidat i LDK’së për kryetar të Lipjanit dhe Hyzer Rizani kandidat i PDK’së po për këtë pozitë po zhvillojnë një debat të nxehtë në emision.

Rizani ka akuzuar Ahmetin, i cili është edhe kryetar aktual, për keqmenaxhim në sektorin e arsimit. Ai foli për “degradim të punëtorëve nga pozita në baza politike” duke thënë se janë keqpërdorur 50 mijë euro.

“Kush merr përgjegjësi në komunën e Lipjanit që punëtorët degradohen nga pozita”, tha Razani.

“Nëse ke ardhur me bë zhurmë bën sa të duash”, ia ktheu Ahmeti.

“Nuk dua të lëshohem në këto tema se s’jam i nivelit të tillë, se çfarë profesori e doktori je e di po nuk është mirë me u lëshu”, shtoi ai.

“E dinë qytetarët”, ia ktheu Hyzeri.

“Nëse ki argumente thuaji, se të thuash se kam keqpërdor 50 mijë euro sepse po punoka dikush në arsim është totalisht jo mirënjohje dhe respekt”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)