Serbi nxjerr shtëpinë në shitje vetëm për shqiptarë, i zhgënjyer me Komunën e Ranillugut

  • E.K /
  • 15 September 2021 - 22:35
 Serbi nxjerr shtëpinë në shitje vetëm për shqiptarë, i zhgënjyer me Komunën e Ranillugut

Një serb nga Komuna e Ranillugut ka nxjerr shtëpinë në shitje.

E kjo për shkak të zhgënjimit nga udhëheqësia dhe qeverisja e Komunës së Ranillugut.

Por, oferta për shitjen e shtëpisë nuk vlen për të gjithë.

Serbi në njoftimin për shitje ka shkruar se oferta vlen vetëm për shqiptarët.

“Në shitje vetëm për shqiptarë, për shkak të udhëheqësisë së Komunës së Ranillugut”, shkruhet në mbishkrimin që njofton për shitje.

(Kosova Sot Online)