Lexoni edhe:
Cilët zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë pritet t’i vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë?
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur sot vizitën treditore në Kosovë.
Lajçaku ka drekuar sot me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislim.
Përmes një cicërime në Twitter, Lajçak thotë se ka pasur diskutime të thella në përgatitje për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.
“Me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës dhe Kryenegociatorin Besnik Bislimi, pata një diskutim të thellë si vazhdim i takimit nga java e kaluar në Bruksel dhe përgatitjet për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak po ashtu u takua sot edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
With Kosovo’s First Deputy Prime Minister and Chief Negotiator Besnik Bislimi, I had an in-depth discussion following up on last week’s meeting in Brussels and preparing for the next steps of the Dialogue process. pic.twitter.com/ouCf7y1Le0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 15, 2021
(Kosova Sot Online)