Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 08:49
Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 14.501.

MSH bën të ditur se deri tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140,682, ndërsa nga fillimi i  pandemisë kanë vdekur 2,845 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2089274487896794

(Kosova Sot Online)