Burrit nga Rahoveci i gjendet kanabis i mbjellë në garazh

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 09:48
Burrit nga Rahoveci i gjendet kanabis i mbjellë në garazh

Policia në Rahovec ka arrestuar një person pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa.

Policia në raportin 24 orësh ka ëbrë të ditur se bimët e dyshuara janë gjetur në një aneks të garazhës së tij.

Bimët e dyshuara janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aneks të garazhës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie,  ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)