Zhduket një vajzë e mitur nga Prizreni

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 10:10
Zhduket një vajzë e mitur nga Prizreni

Një nënë nga Prizreni para dy ditësh ka raportuar se është zhdukur vajza e saj e mitur.

Sipas saj, vajza ishte larguar nga shtëpia dhe askush nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Prizren, 14.09.2021 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj ( e mitur) femër kosovare, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend  ndodhjen e saj . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)