Putini: Duhet të rri në izolim edhe disa ditë, u sëmurën dhjetëra nga rrethi im

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 10:47
Putini: Duhet të rri në izolim edhe disa ditë, u sëmurën dhjetëra nga rrethi im

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të enjten se duhet të qëndroj edhe disa ditë në vetizolim, pasi dhjetëra njerëz nga rrethi i tij i ngushtë janë sëmurë me Covid-19, raportoi agjencia TASS.

Putini e bëri komentin përderisa fliste me video-lidhje në samitin e sigurisë, të udhëhequr nga Rusia, që po mbahet në Taxhikistan. Ai kishte planifikuar që të merrte pjesë fizikisht në këtë ngjarje para se të dilte lajmi për infektimin e personave të afërt me koronavirus.

“Nuk është vetëm një person, nuk janë as dy, janë dhjetëra njerëz dhe unë duhet të qëndroj në vetizolim për disa ditë”, tha kreu i Kremlinit.

Presidenti 68-vjeçar, i cili ka thënë se i ka marrë dy dozat e vaksinës ruse, Sputnik V, tha këtë javë se tash personalisht do ta testojë efikasitetin e vaksinës. Kremlini ka deklaruar se Putini është mirë me shëndet, shkruan Reuters.

Autoritetet ruse kanë vendosur masa të rrepta për ta mbajtur Putinin larg të gjithë njerëzve që mund të jenë të infektuar. Personat që e vizitojnë Kremlinin duhet të kalojnë nëpër tunele të veçanta për dezinfektim, ndërsa gazetarët që marrin pjesë në organizime ku është presidenti duhet të bëjnë disa teste PCR.

(Kosova Sot Online)