Avokati tenton të fusë një telefon në qendrën e paraburgimit në Gjilan, kapet nga oficerët

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 11:21
Avokati tenton të fusë një telefon në qendrën e paraburgimit në Gjilan, kapet nga oficerët

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja e një telefoni brenda qendrës.

Në njoftimin e SHKK-së bëhet e ditur se oficerët korrektues gjatë kontrollit kanë hetuar se avokati Y.H. ka tentuar të fusë një telefon të tipit “Nokia” me sim kartelë, brenda qendrës së paraburgimit.

“Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e  tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës. Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar provat materiale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, SHKK ka njoftuar policinë dhe Odën e Avokatëve të Kosovës, për këtë rast.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)