Izrael: Doza e tretë po jep efekt në pakësimin e rasteve të rënda

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 12:19
Izrael: Doza e tretë po jep efekt në pakësimin e rasteve të rënda

Programi izraelit për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 është dëshmuar të jetë efektiv në pakësimin e rasteve të rënda, ndonëse numri i rasteve të reja me të infektuar po sillet afër rekordit, thanë ekspertët.

Që nga ardhja në pushtet në qershor, kryeministri Naftali Bennett, ka këmbëngulur se do të mundohet ta shmang izolimin e ri, zotim që qeveria e tij e ka mbajtur, ndonëse shteti me mbi 9 milionë banorë vazhdimisht shënon mbi 10.000 raste të reja në ditë.

Shkollat u hapën më 1 shtator, ndërsa pritet të hapen edhe sinagogat, me disa kufizime. Për të mos u izoluar, Izraeli ka zgjedhur një përzierje të ndërlikuara të politikave, e cila ka shkaktuar zemërim për familjet që janë detyruar të bëjnë teste të përsëritura për Covid-19 për fëmijët në mënyrë që të shkojnë në shkollë ose të marrin pjesë në aktivitete të tjera.

Thelbi i strategjisë së qeverisë izraelite ka qenë dhënia e dozës së tretë të vaksinës së kompanisë Pfizer për të gjithë personat mbi moshën 12-vjeçare, duke i injoruar kritikat se kjo dozë është e panevojshme dhe e padrejtë, shkruan The Guardian.

Megjithatë, kryeministri Bennett këtë javë këmbënguli se strategjia e tij është duke funksionuar. “Shumë njerëz ishin skeptikë, por strategjia jonë po e dëshmon veten”, tha ai në një mbledhje të kabinetit qeveritar.

(Kosova Sot Online)