Tahiri takon Lajçakun, kërkon sqarim për temën e arkivave të UÇK-së

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 12:23
Tahiri takon Lajçakun, kërkon sqarim për temën e arkivave të UÇK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka takuar Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në kuadër të vizitës së këtij të fundit në vend.

Tahiri ka shkruar se diplomatit sllovak i ka kërkuar sqarim të saktë sa i përket arkivave të UÇK-së.

“Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik”, ka shkruar Tahiri.

Kandidati për kryetar të Podujevës poashtu tha se në takim me Lajcak ka theksuar se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga dialogu.

“Në takim me Miroslav Lajçak, të deleguarin e BE-së për dialogun, në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, prezantova disa qëndrime. Fillimisht theksova se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian. Dialogu nuk ka alternativë sikurse, që nuk ka kuptim stërzgjatja e procesit pa rezultate të qarta që çojnë drejt njohjes”, ka thënë Tahiri.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10158041639136611

(Kosova Sot Online)