Lajçak takohet me Lumir Abdixhikun

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 12:54
Lajçak takohet me Lumir Abdixhikun

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Kosovë.

Në kuadër të takimeve me subjektet politike, Lajçak, është takuar me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

I dërguari i BE-së më herët ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Kurse në mëngjes e së enjtes është pritur nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai po qëndron për vizitë treditore në Kosovë, ku po takon krerët e institucioneve dhe partive, për të diskutuar për ecurinë e dialogut.

(Kosova Sot Online)