Raporti i fundit për vdekjet dhe rastet e reja me COVID-19

  • G.G /
  • 16 shtator 2021 - 15:03
Raporti i fundit për vdekjet dhe rastet e reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja me COVID-19.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 7  mijë mostrave.

“Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064”, ka njoftuar MSh’ja.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2090172824473627

(Kosova Sot Online)