Prokuroria Speciale ndalon një mjek, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 15:19
Prokuroria Speciale ndalon një mjek, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48-orë, një mjek me inicialet B.A., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit të prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)