Vaksinohen edhe 20.675 persona në Kosovë

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 15:47
Vaksinohen edhe 20.675 persona në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës anti-Covid.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 399.341 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 6.882 testime, prej tyre

368 persona kanë rezultuar pozitiv, 14 persona kanë ndërruar jetë dhe 1.382 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

(Kosova Sot Online)