Kandidati i LDK’së për kryetar të Rahovecit ndalet gjatë transmetimit “live” pasi filloi të thirret ezani

  • E.K /
  • 16 September 2021 - 20:50
 Kandidati i LDK’së për kryetar të Rahovecit ndalet gjatë transmetimit “live” pasi filloi të thirret ezani

Kandidati i LDK’së për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, në emision, ka ndalur fjalën në momentin që filloi të thirrej ezani i një xhamie në Rahovec.

Krasniqi ishte duke folur pikërisht për degën e LDK’së në Rahovec, ku tha se këtë komunë LDK nuk e qeveris për shkak të qasjes së partisë me qytetarët e vet.

“Humbja ka ndodhur pikërisht për shkak të komoditetit që LDK’ja ia ka krijuar vetit dikur. Është krijuar një besim sikur qytetarët e kanë obligim ta votojnë për shkak të bindjeve të veta…”

Kështu ishte duke folur, por me t’u dëgjuar ezani Krasniqi bëri një pyetje.

“Pauzojmë një sekondë?”, pyeti Krasniqi.

Ndërkohë gazetari Arsim Lani tha se munden edhe ta respektojnë ezanin dhe nuk paraqet problem nëse transmetimi i drejtpërdrejtë pret pak kohë.

“Faleni? Po ramazanin”, pyeti Lani.

“Relativisht. Ramazanin herë-herë”, u përgjigj Krasniqi.

(Kosova Sot Online)