Zhduket 55-vjeçari nga Ferizaj, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

  • E.K /
  • 16 September 2021 - 22:20
Zhduket 55-vjeçari nga Ferizaj, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Familja Idrizi nga Ferizaj po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur familjarin e tyre, Naim Idrizi, i cili kishte dalë të mërkurën nga shtëpia dhe më nuk është kthyer.

Familjarët të cilët kanë publikuar fotografi dhe të dhëna të Naimit në rrjetet sociale, lusin qytetarët që nëse kanë informacione për ta lajmërojnë familjen e tij.

“Përshëndetje miq , ju njoftojmë qe nga data 15 shtator ne ora 13:45 Naim Idrizi (familjar i yni ) 55-vjeqar, është parë së fundi herë në shtëpi. Që nga kjo kohë rezulton i zhdukur dhe nuk kemi asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të”, thuhet në postimin e Diellë Idrizi.

Tutje, thuhet se “Kushdo që e ka parë apo ka ndonjë lajm , ju lus të na kontaktoni. Theksoj se personi ka pasur probleme shëndetësore të zemrës. Gjithashtu ka qenë me këtë veturë opel meriva ngjyrë të zezë. Me targat 05-260 EC. Herën e fundit ka pasur te veshur , pantallona ngjyrë krem, dhe këmishë të shkurtër ngjyre hiri”, thuhet në postim. 

(Kosova Sot Online)