Partitë politike me fushatë po e sakrifikojnë edhe jetën e qytetarit

Partitë politike me fushatë po e sakrifikojnë edhe jetën e qytetarit
Partitë politike me fushatë po e sakrifikojnë edhe jetën e qytetarit

Faik Krasniqi

  • 16 September 2021 - 21:17

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Partitë politike në Kosovë në gjenin e tyre gjithmonë deri më tani e kanë gënjeshtrën. Me gënjeshtra kanë filluar dhe ashtu po vazhdojnë. Këto gënjeshtra të tyre i kemi duke i provuar e dëgjuar prej më shumë se dy dekada. Ato fushatën për këto zgjedhje të reja lokale ka tre muaj që e kanë filluar.

Cili është qëllimi i partive politike në Kosovë? Pushteti, dhe vetëm pushteti. Populli është vetëm numër. Kurse militantët e tyre janë kope delesh. Kjo tregon sa u bëhet vonë për qytetarin. Pas zgjedhjeve kur numri i rasteve me Covid do të shpërthej, partitë politike do ta akuzojnë njëra-tjetrën për vdekjet e shumta. Por do të harrojnë që ata ishin bartësit e këtij virusi, me fushatat e tyre elektorale. Sikur të ishin njerëz gjë që nuk janë, fushatën do ta bënin online. Online le t'i shpalosin gënjeshtrat. Por sa të ketë budallenj këta nuk ndalen. Njerëzit me mendje të shëndosh nuk duhet të dalin fare për votime, e lëre më të dalin në fushata parazgjedhore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"