Profili i ish-komandantit të UÇK-së, që u arrestua dje për fajde

  • G.G /
  • 17 shtator 2021 - 07:46
Profili i ish-komandantit të UÇK-së, që u arrestua dje për fajde

Ish-komandanti i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, në Zonën e Dukagjinit, Azem Veseli është arrestuar dje për fajde gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës.

Azem Veseli në historikun e tij ndër vite del të ketë disa vepra penale për të cilat edhe ishte dënuar, shkruan Insajderi.

Më 16 shtator 2010, Gjykata e Qarkut në Pejë e kishte shpallur fajtorë dhe dënuar Azem Veselin, për veprën penale të detyrimit të kryer në bashkëkryerje me disa persona të tjerë.

Veseli ishte dënuar me 2 vite burg

Rasti kishte të bënte detyrim ndaj një biznesmeni të njohur ku të njëjtit e kishin detyruar biznesmenin që t’i paguaj një shumë prej 150.000 eurosh pas fitimit të tenderit për privatizimin e hotel Onix në Banjën e Pejës nga ana e këtij të fundit, në fund të 2009-tës dhe fillim të vitit 2010.

Kurse, më 2015 ai akuzohej për keqpërdorim të listave të veteranve, invalidëve dhe dëshmorëve në Zonën e Dukagjinit.

Nga 36 dëshmorë Veseli thuhet se kishte shtuar edhe 13 viktima civile të luftës të cilët kishte tentuar t’i varrosë me dëshmorët e vërtetë

(Kosova Sot Online)