Mësuesja ia preu flokët vajzës pa leje, babai e padit dhe kërkon 1 milion dollarë

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 08:43
Mësuesja ia preu flokët vajzës pa leje, babai e padit dhe kërkon 1 milion dollarë

Babai i një vajze 7-vjeçare, të cilës iu prenë flokët nga mësuesja pa lejen e prindërve, e ka paditur shkollën për këtë veprim dhe po kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim.

Në padinë e Jimmy Hoffmeyer-it thuhet se janë shkelur të drejtat kushtetuese të vajzës së tij. Ai tashmë e ka larguar vajzën nga shkolla, shkruan BBC.

Sipas një hetimi të shkollës, të përfunduar në korrik, thuhet se mësuesja i ka shkelur politikat e shkollës, por nuk ka vepruar sipas paragjykimeve racore.

Përpos shkeljes së të drejtave kushtetuese, në padi thuhet se veprimi i mësueses paraqet edhe diskriminim racor, pabarazi etnike dhe nxitje të qëllimshme të stresit e sulmit.

“Shkolla dështoi që t’i trajnojë, vëzhgojë, drejtojë, disiplinojë dhe mbikëqyrë punëtorët e vet dhe e diti ose do të duhej ta dinte që punëtorët e vet do të përfshiheshin në sjelljen për të cilën është paraqitur ankesa, duke i marrë parasysh trajnimin jo të duhur, procedurat dhe politikat si dhe mungesën e disiplinës që ekzistoi për punëtorët”, thuhet në padi.

Të paditurit ende nuk kanë paraqitur kundërpërgjigje zyrtare dhe as nuk kanë komentuar publikisht rreth padisë.

(Kosova Sot Online)