Motra vret vëllanë e vogël e më pas veten, policia shokohet nga ato që sheh në banesën e tyre

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 09:08
Motra vret vëllanë e vogël e më pas veten, policia shokohet nga ato që sheh në banesën e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku një 26-vjeçare ka vrarë vëllanë e më pas ka vrarë edhe veten. Sipas mediave të huaja, 26-vjeçarja Eliza Z. ka plagosur për vdekje vëllanë e saj Giuseppe Z, 25 vjeç dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Frick, ndërsa trupat e viktimave sipas Prokurorisë janë gjetur brenda banesës nga prindërit e tyre.

Ndërkohë mësohet se në vendngjarje është gjetur edhe një thikë, që dyshohet se ka qenë dhe arma e krimit. Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por është përjashtuar mundësia e përfshirjes së palës së tretë.

(Kosova Sot Online)