Bidenin e shfaqin me veshje talebane në bilbordat e SHBA-së

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 09:23
Bidenin e shfaqin me veshje talebane në bilbordat e SHBA-së

“Make America Great Again”, ishte slogani i ish-presidentit amerikane, Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Kjo ka bërë që dikë ta frymëzojë sërish dhe të tallet në kurriz të presidentit aktual amerikan, Joe Binde.

Ky i fundit e ka gjetur veten në një billbord i veshur si një talebanë dhe me një raketë në dorë gjersa e shoqëronte mbishkrimi “Making the Taliban Great Again (Bëni talibanët përsëri të mëdhenj)” në një autostradë ndërshtetërore në Jork.

Sipas mediave, pritet që 15 tabela të tjera të tilla të vendosen në të gjithë vendin.

Ky fenomen shkaktoi gjithashtu shumë reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale. 

https://twitter.com/i/status/1438583465067352066

(Kosova Sot Online)