Mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-COVID

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 10:03
Mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 561 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID.

Ndërsa, për mosrespektim të rregullave të komunikacionit Policia ka shqiptuar 1 mijë e 570 gjoba.

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, ku nga këto aksidente 23 kanë qenë me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

(Kosova Sot Online)