Presidentja Osmani pret në takim Emisarin e BE-së, Lajçak

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 10:46
Presidentja Osmani pret në takim Emisarin e BE-së, Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak po qëndron në Kosovë që nga e mërkura ku ka zhvilluar një sërë takimesh me akterët kryesorë politikë në vend.

Lajçak, ka thënë se do ta bëjë një përmbledhje të qëndrimeve të tij në përfundim të vizitësh tre ditëshe në Kosovë.

Diplomati sllovak pas vizitës në Kosovë do të udhëtojë për në Beograd.

(Kosova Sot Online)