Gjendja me COVID në Spitalin e Pejës, 24 pacientë në gjendje të rëndë

  • S.A /
  • 17 September 2021 - 11:41
Gjendja me COVID në Spitalin e Pejës, 24 pacientë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë 122 pacientë të shtrirë që po trajtohen për COVID-19.

Sipas njoftimit të spitalit, prej tyre 96 pacientë janë në oksigjenoterapi, 7 pacientë janë në CPAp dhe 24 pacientë në gjendje të rëndë.

Po ashtu, 16 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit si dhe janë pranuar 7 të tjerë.

(Kosova Sot Online )