Ndodhë edhe kjo: Gruaja nga Mitrovica e rrah burrin, ai e lajmëron në Polici

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 12:11
Ndodhë edhe kjo: Gruaja nga Mitrovica e rrah burrin, ai e lajmëron në Polici

Një grua nga Mitrovica është raportuar ta ketë rrahur burrin e saj dje në orët e mesditës.

Sipas raportit të Policisë e dyshuara femër kosovare me banim në veri të Mitrovicës e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)