Rasti “Monstra”, Mariçiç: Gjykata Supreme në Kosovë duhet të vendos për ekstradimin e të dënuarve

  • G.G /
  • 17 shtator 2021 - 13:09
Rasti “Monstra”, Mariçiç: Gjykata Supreme në Kosovë duhet të vendos për ekstradimin e të dënuarve

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç ka komentuar ekstradimin e mundshëm të dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Kosovë, e që janë dënuar për rastin “Monstra”, gjegjësisht për vrasjen e pesëfishtë në Shkup, në vitin 2012.

Mariçiç theksoi se ka kërkesë aktive për ekstradimin e të njëjtëve, por që në fillim duhet të vendos Gjykata Supreme në Kosovë.

“Ne kemi kërkesë aktive për ekstradim. Informacionet nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë është se Gjykata Supreme në Kosovë duhet të vendos nëse do të ndodh ky ekstradim. Kemi dorëzuar të gjitha provat dhe të gjitha mundësitë e të dënuarve, sepse disa prej tyre janë dënuar në mungesë…që të kërkojnë përsëritjen e procesit. Vendimi më tej i përket autoriteteve kosovare”, deklaroi Mariçiç.

(Kosova Sot Online)