Mjekët karton të kuq për institucionet qendrore, me protestë kërkojnë trajtim dinjitoz

  • G.G /
  • 17 shtator 2021 - 13:23
Mjekët karton të kuq për institucionet qendrore, me protestë kërkojnë trajtim dinjitoz

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), gjatë së premtes ka mbajtur dy protesta, para ministrisë së Shëndetësisë dhe para Qeverisë së Kosovës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për institucionet qendrore sipas kryetarit Blerim Syla janë Ligji mbi Pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Në mënyrë simbolike ata kanë ngritur lartë kartë të kuq në drejtim të institucioneve.

Përderisa paradite protesta është mbajtur para MSh-së duke kërkuar vazhdimi i dialogut social dhe nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Mjekët e kanë kritikuar ministrin Arben Vitia se i ka injoruar vazhdimisht.

(Kosova Sot Online)