Arrestohet 28-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me një muaj burgim

  • G.G /
  • 17 shtator 2021 - 13:52
Arrestohet 28-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me një muaj burgim

Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë personin me inicialet M.A. ( m/K), 28 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , me dënim burgimi prej 1 muaji (30 ditë).

“Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

(Kosova Sot Online)