Kurti: Reciprocitetin nuk e shohim si mjet për hakmarrje

  • G.G /
  • 17 September 2021 - 13:59
Kurti: Reciprocitetin nuk e shohim si mjet për hakmarrje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se e duan reciprocitetin në mënyrë që Serbia t’i heq barrierat e vendosura ndaj Kosovës. Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se kur te jenë gati që ta vendosin këtë masë do të njoftohen qytetarët.

Kurti foli edhe për aplikimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Ne nuk e shohim reciprocitetin si mjet për hakmarrje, por si koncept që derivon nga vlera e barazisë. Për ne barazia është vlerë. Nga barazia si vlerë derivon reciprociteti. Prandaj ne duam që Serbia t’i heq barrierat. Kur të jemi gati për vendosjen e tij, me siguri që do të njoftoheni dhe ta merrni vesh. Lidhur me një vjetorin e marrëveshjes që ka qenë në formë të dy zotimeve të njëanshme në Uashington më 4 shtator, mund të them që Ministria e Punëve të Jashtme bën analiza dhe vlerësime të brendshme se ku do të aplikojmë, kur dhe për çka”, ka thënë  Kurti.

Kryeministri theksoi se Kosova nuk ndodhet në ndonjë rrezik aktualisht, mirëpo sa i takon vlerësimeve se kur do të aplikojë për anëtarësim, mbetet të shihet nga analizat e bëra nga MPJ-ja.

“Pasi që është çështje e ndjeshme e brendshme, s’mund të them informacion të analizave, pa rrezikuar ta dëmtojë. Kemi për detyrë avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por si kur, dhe çka, janë pyetje që ngelen të vlerësimeve dhe analizave të brendshme”, deklaroi më tutje ai.

(Kosova Sot Online)