Burri nga Ferizaj që u raportua i zhdukur u gjet i vdekur në veturën e tij

  • G.G /
  • 17 shtator 2021 - 14:42
Burri nga Ferizaj që u raportua i zhdukur u gjet i vdekur në veturën e tij

55-vjeçari nga Ferizaj që ishte raportuar si i zhdukur që nga e mërkura është gjetur i vdekur në veturën e tij.

Lajmin e ka bërë  të ditur Policia e Rajonit të Ferizajt, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Policia ka bërë me dije se vetura është gjetur në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj.

Me datë 16.09.2021, rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar rasti “Person i zhdukur” i moshës 55 vjeçar ( m/Kosovar). Sot me datën 17.09.2021 Njësitet Policore kanë ndërmarrë veprimet operative/hetimore, ku rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacione se një veturë me një person brenda veturës gjendet në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë”, ka njoftuar Policia.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj,17.09.2021

Me datë 16.09.2021, rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar rasti “Person i zhdukur” i moshës 55 vjeçar ( m/Kosovar).

Sot me datën 17.09.2021 Njësitet Policore kanë ndërmarrë veprimet operative/hetimore, ku rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacione se një veturë me një person brenda veturës gjendet në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj.

Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë.

Pas verifikimit të trupit të pajete, është vërtetuar se kemi të bëjmë me personin e njëjte, i cili një ditë më herët nga anëtarët e familjes është raportuar në Polici si person i zhdukur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajete, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajete është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

Në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajete.

Rasti mbetet të trajtohet më tutje nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Ferizaj.

(Kosova Sot Online)