Lexoni edhe:
Kosova shtet i kapur nga hajnat e fondeve të luftës , të paprekur nga drejtësia
Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një takim, siç po e quan ai, miqësor me ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, pas mbarimit të vizitës tre-ditore të këtij të fundit në Kosovë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Kurti me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, duke thënë se ia afirmoi këtij të fundit përspektivën evropiane të vendit.
Kosova shtet i kapur nga hajnat e fondeve të luftës , të paprekur nga drejtësiaLexoni edhe:
“Pas takimit tonë të mërkurën, këtë të pasdite pata një takim miqësor me Miroslav Lajçak përpara nisjes për në Shkup. Ia riafirmova atij angazhimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe përspektivë të përbashkët evropiane të vendit”, shkroi kryeministri.
Përgjatë takimit të së mërkurës, është diskutuar për mbarëvajtjen dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk janë dhanë detaje të tjera.
(Kosova Sot Online)