Kosova shtet i kapur nga hajnat e fondeve të luftës , të paprekur nga drejtësia

Kosova shtet i kapur nga hajnat e fondeve të luftës , të paprekur nga drejtësia

Hajrullah Tërnava

  • 17 September 2021 - 06:55

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tash me të drejtë po shtrohet pyetja pse po frikësohet drejtësia për ta hetuar dhe gjykuar abuzimin e këtyre fondeve, pasi që po dihet ashiqare se si dhe ku kanë përfunduar ato mjete financiare milionëshe të tubuara në diasporë si ndihma për popullin e tyre, por u shpërdoruan, nga ato fonde u pasuruan disa persona që qëndruan në hierarkitë më të larta të këtyre Fondeve sikur ishte tek Fondi  3% , Kryeministri Bujar Bukoshi dhe Ministri i financave Isa Mustafa,  që kurrë nuk i dhanë llogari popullit për përfundimin e atyre milionave që ishin ndihma për popullin, si dhe Vendlindja thërret që e kanë  kontrolluar përfaqësuesit e LPK-së.

Lojërat e deritashme që janë luajtur, nga  mbas lufta e deri më tani,  nga ana e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, ndaj atyre që kanë kryer vepra penale për përfitime të tyre deri në pasurim të skajshëm, duke i keqpërdorur ato institucione të diasporës, që i kishin krijuar në diasporë e për qëllim e kishin ndihmën ndaj popullit shqiptar që ishte i okupuar nga Serbia dhe luftonte për ekzistencë, që ishte Fondin 3% dhe Fondi Vendlindja thërret, prandaj po ata njerëz që qëndruan në krye të këtyre institucioneve, në postet më të larta, ishin përfituesit më të mëdhenj dhe keqpërdoruesit e këtyre fondeve.

Sikur të bëhej një rishikim dhe hulumtim i këtyre fondeve, atëherë qartë do të shihej se po ata njerëz me të tjerët që i kishin emëruar në institucionet e  Kosovës për përkujdesjen e këtyre Fondeve, ishin shfrytëzuesit e pamëshirshëm të këtyre Fondeve. Me shfrytëzimin e  dy fondeve të luftës që i kanë abuzuar “pronarët” e tyre,   tani ata janë multimilionerë, dhe kanë krijuar pasuri si në Kosovë po ashtu dhe jashtë Kosovës, dhe po ata të fortit që ishin në hierarki më të lartë të këtyre Fondeve, i kishin emëruar njerëzit e besueshëm të tyre edhe në Kosovë që punonin kryesisht për ta. Nënkuptohet se edhe këta që punonin për shefat e tyre, edhe vetë u pasuruan, prandaj gjykatat deri më tani i kanë prolonguar gjykimet, ose edhe nëse i kanë zhvilluar disa procese që numërohen në gishta, i kanë gjykuar vetëm formalisht.

Gjithsesi se shkallët më të larta i kanë kthye në rigjykime ato lëndë dhe kështu kanë ndodhur që edhe janë vjetërsua-parashkrua si vepra të vjetërsuara. Prandaj këto përvoja të deritashme të gjyqeve kosovare janë tepër zhgënjyese, sepse loja e institucioneve të drejtësisë në Kosovës me improvizimin kinse për hetim dhe gjykim individual, sipas rastit, të shpërdoruesve të ish Fondeve të Luftës, konkretisht me Fondin 3%, po bëhet vetëm sa për sy e faqe, derisa po lihet tërësisht i harruar dhe të amnistuar shpërdoruesit e fondit Vendlindja Thërret. Kjo po dëshmohet nga fakti që  Gjykata e Apelit ka njoftuar së fundi se ka vendosur që ta kthejë edhe njëherë në rigjykim rastin ku ish deputeti i LDK-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Bujar Bukoshit dhe i Isa Mustafes, Naser Osmani, dhe ortakun tjetër Atdhe Gashi akuzohen për Fondin e tre përqindëshit.

Me aktgjykimin e ankimuar, “të akuzuarit janë shpallur fajtor, për shkak të veprës penale shpërdorimi, nga neni 257 paragrafi 3. lidhur me paragrafin 1. të KPRK dhe ndaj të akuzuarve secilit veç e veç, është shqiptuar me dënimi me burgim në kohëzgjatje prej nga tre (3) vjetëve, të cilat dënime të akuzuarit do t’i mbajnë, në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.” Mirëpo duket që ndikimi i thellë i grupeve të interesit dhe të fortëve të politikës në gjyqësor ka bërë që ky rast të rikthehet në rigjykim dhe kështu të zbutet apo të amnistohen tërësisht të akuzuarit lidhur me këtë skandal. Në arsyetimin e Apelit thuhet se duke vepruar sipas ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve, Gjykata e Apelit e Kosovës ka konstatuar se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, andaj edhe si i tillë duhet të anulohet dhe kjo çështje penale do t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim”. Pra shihet ashiqare që Gjykata e Apelit ka vendosur që t’i aprovoj si të bazuara ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, ndërsa është anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.12.2020, ashtu që kjo çështje penale, do t’i kthehet të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rigjykim dhe rivendosje.

Është e kuptueshme se ky rast është një tregues i qartë se drejtësia e Kosovës nuk është fare e interesuar që të ndjek shpërdoruesit e fondeve të luftës, qoftë duke iniciuar rastet unike  për të dyja fondet sipas detyrës zyrtare, përgjegjësit kryesor të menaxhimit të tyre, qoftë edhe sipas rasteve që kapen tash në flagrancë, sikur ishte rasti Osmani dhe Gashi, pasi ato fonde janë mbledhur në emër të shtetit që po krijohej, por përfunduan në llogari të matrapazëve që u pasuruan dhe zhvilluan biznes personal me të njëjtat fonde pas përfundimit të luftës. Situata sikur që mbretëron tani në diasporë, me pakënaqësitë që i kanë për këto keqpërdorime të këtyre fondeve të diasporës, e që ato mjete financiare ishin tubuar si ndihma për qytetarët e Kosovës, e kur tani po dihet se keqpërdorimi i tyre është bërë nga të njëjtit  persona  që nga paslufta, të pozicionuar nëpër institucionet e shtetit, në poste të larta politike e shtetërore, si në parlament apo anëtar të kryesisë së partive, apo ministra e Kryeministra, dhe duke e pasur këtë situatë të qartë, tani diaspora është tepër e  zhgënjyer dhe  mllefosur për këto keqpërdorime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".