Mujka i VV-së i reagon Hamzës së PDK-së: Mitrovica nuk ka qenë kurrë e varfër, por ka qenë e vjedhur

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 20:35
Mujka i VV-së i reagon Hamzës së PDK-së: Mitrovica nuk ka qenë kurrë e varfër, por ka qenë e vjedhur

Pas deklarimeve të kandidatit të PDK-së pët kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar kryetari i LVV në Mitrovicë dhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, duke thënë se Mitrovica asnjëherë nuk ka qenë e varfër.

Mujka thotë se Mitrovica në pushtetet e kaluara ka qenë e vjedhur dhe e planifikuar të jetë e pajetueshme, me ç’rast ka publikuar fotografi se si ka qenë para vitit 2013 dhe si është tash.

Postimi i plotë:

MITROVICA, ASNJËHERË NUK KA QENË E VARFËR DHE PA PERPSEKTIVË

MITROVICA KA QENË E VJEDHUR DHE E PLANIFIKUAR TË JETË E PAJETUESHME

Fatkeqësisht, Mitrovica është akoma pjesë e lojërave të ndyta gjeopolitike të cilat së fundi edhe fshihen me emërtimin e ri Open Ballkan por që në realitet kanë si qëllim ndarjen e Mitrovicës, respektivisht copëtimin e Kosovës dhe ofrimin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë si treg i lirë për mallrat respektivisht ekonominë e Serbisë dhe shtrirjen e hegjemonisë së saj në Ballkan.

Detyra e akterëve që janë përzgjedhur ta shtyejnë këtë skenar përpara ka qenë që Mitrovicën ta bëjnë, të varfër, gjithmonë me tensione politike, të paperspektivë e rrjedhimisht të pabanueshme, fillimisht me dëbimin e shqiptarëve nga veriu në 1999 dhe pastaj në ngjarjet e Shkurtit të vitit 2000 duke rënduar edhe më shumë politikisht e ekonomikisht edhe ashtu të djegur e të plaçkitur pjesën jugore të qytetit.

Kjo bëri që fillimisht ajka intelektuale të largohet nga Mitrovica e pasuar pastaj edhe me të rinjtë që kërkonin perspektivë në Prishtinë apo në vendet perëndimore.

Kombinati Trepça me të gjitha repartet e saja u plaçkit pamëshirshëm nga kriminelët vendorë dhe asnjëherë deri më tani nuk u bë funksionale dhe fitimprurëse por ka shërbyer vetëm për pazare politike e partiake duke mobilizuar e obliguar njerëzit për besnikëri me oferta pune por edhe shantazhuar me mundësinë e përjashtimit nga puna. Asnjë segment ekonomie nuk ka funksionuar në Mitrovicë.

Në anën tjetër pothuaj çdo ditë mbaheshin tensione politike duke inicuar ekcese ndëretnike te ura e Ibrit ose lagjen e Boshnjakëve gjithmonë në bashkëpunim me rojet e urës në Veri ku qytetarët e rëndomtë privoheshin nga e drejta për t’i shfrytëzuarr pronat e tyre por kriminelët nga të dy anët pasuroheshin duke lulëzuar kontrabandën. Sa më shumë tym gazlotsjellësi e grumbullime te ura aq më shumë kontabandë te Kërshi i Dudës. Veselinoviqat e Radojçiqat në Veri i krijuan, i rritën dhe i pasuruan shokët (partnerët) e tyre në jug.

Në qytet u krijua kaos dhe anarki. Prindërit më nuk ishin të sigurtë për fëmijët e tyre, bandat konfrontoheshin ndërmjet veti në mes të qytetit, ndërsa bizneset kujdeseshin që së pari të sigurojnë haraçin që kanë pas me dhënë e pastaj mundësisht edhe fitimin për vehte dhe familjet e tyre.

I vetmi vend “turistik” që vizitohej dhe që fotoja e Mitrovicës shpërndahej në botë, ishte ajo e urës së Ibrit e rrethuar me gjemba e barrikada dhe ushtarë të KFOR-it mbi të.


Kjo ishte perspektiva që na servohej dhe që duhej shpërndarë në krejt botën. Një Bejrut i ri në zemrën e Europës. Një konflikt i ngrirë pa asnjë perspektivë.

Ku ka qenë niveli Qendrorë (PDK, LDK, AAK) në këtë kohë?
Ata kanë qenë të zënë me implementimin e ndarjes së qytetit në dy komuna, krijimin e Lista Sërpska si partner legjitim për ngritje të marrëdhënjeve nga kontrabanda në hajni të nivelit shtetërorë.

U hartua marrëveshja e Brukselit ku u vunë themelet e Zajednicës, Policisë, Gjyqësisë, Shëndetësisë e Arsimit njënacional në Veri dhe të ndarë nga sistemi i Republikës së Kosovës.
Për 10 vite kemi pasur si Mitrovicë, Ministrinë e Financave, respektivisht kuletën e shtetit, nëpërmes Ahmet Shalës e Bedri Hamzës e ne jemi akoma qyteti i vetëm që nuk ka rrugë normale me Prishtinën.

A është kjo normale. Jo.
Nuk është pasojë e mosdijes, kjo nuk është pasojë e pamundësisë. Kjo është rezultat i planit që Mitrovica të bëhet e pabanueshme, qytetarët vullnetarisht ta lëshojnë Mitrovicën dhe si përfundim të mos kenë fare emocione kur ky qytet t’i dhurohet Serbisë. Cili është investimi në Mitrovicë i siguruar nga këta që ka mundësuar të punësim dhe të siguroj jetë dinjitoze për qytetarë. Përkundrazi nga pasiguria që mbretëronte nga qyteti iknin edhe afaristët vendorë e lere më idenë për të tërhjekur ndonjë investitorë të huaj.

Për më keq një kohë Mitrovica u armiqësua me krejt Kosovën, sepse shihej si pengesë për normalizimin e jetës në Kosovë, për liberalizim të vizave dhe pranim nga shtetet mosnjohëse.

Akoma nuk jemi të vetëdijshëm për fatin që e kemi pasur ne në vitin 2013 kur kemi bërë kthesën vendimtare politike në Mitrovicë dhe i kemi stopu këto plane, por të cilat fatkeqësisht akoma po presin momentin e duhur për tu rikthyer në skenë e për këto kam fakte që i siguroj me jetë.

Sot nga disa eksponentë të asaj kohe dhe atij sistemi dëgjoj thirrjet t’ia kthejmë dinjitetin Mitrovicës. Cilin dinjitet? Atë të krimit, kontrabandës, shantazhit, haraçit, vrasjeve në ballkon të shtëpisë pa dhënë asnjë përgjegjësi, ndarjeve rajonale?

Nuk mendoj se asnjë qytetar i Mitrovicës së vërtetë dëshiron rikthimin e këtij “dinjiteti” në qytetin tonë.
Përkundrazi, mendoj se ata dëshirojnë të vazhdojnë me këtë siguri fizike për qytetarët por edhe për bizneset e tyre të cilët asnjëherë nuk u penguan apo shantazhuan. Për një

Mitrovicë të zgjeruar nga të gjitha anët, me plot atraksione turistike, me infrstrukturë të përparuar, bujqësi e blegtori të forcuar dhe ambient të sigurtë për investitorë të huaj, ku rasti më i mirë është investimi më i madh privat në Kosovë, ai i kompanisë gjermane SOWI, në Bajgorë, në vlerë prej mbi 170 milion €, për prodhimin e energjisë elektrike nga mullinjtë e erës gjë që së bashku me aprovimin e Planit të Mobilitetit përZhvillim të Qëndrueshëm e bën Mitrovicën tani lider në promovimin dhe zbatimin e politikave të gjelbërta, të cilat janë edhe në agjendën europiane.

Mitrovicasit dëshirojnë siguri, mundësi afarizmi të lirë dhe demokraci.

Nuk ka mundësi që pas gjithë atyre viteve të keqmenaxhimit, e mbulimit të hajnive e afera korruptive, ta flakësh mbulesën nën të cilën ke vepruar, pra atë të PDK dhe të pretendosh se je i ri dhe i pafajshëm në këtë moçalin tonë politik.

(Kosova Sot Online)