Xhelal Sveçla pas arrestimit të tetë personave: Fajden e haraçin do ta zhdukim

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 21:10
 Xhelal Sveçla pas arrestimit të tetë personave: Fajden e haraçin do ta zhdukim

Pas arrestimit të 10 personave, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka shkruar se në Kosovë më s’ka vend për ata që merren me fajde.

“Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë

Për tre ditë në lokacione të ndryshme janë arrestuar dhjetë persona që merreshin me fajde.

Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur.

Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt.

(Kosova Sot Online)