
Lexoni edhe:
S’deklarohet kurrë për politikë e del pak në media, njihuni me burrin e Angela Merkel
Pentagoni ka pranuar se nga një sulm amerikan me dron në Afganistan muajin e kaluar janë vrarë dhjetë civilë, përfshirë shtatë fëmijë, e jo ekstremistë të ISIS-it, siç kishte pretenduar fillimisht.
Në një deklarim të premten, komandanti i Komandës Qendrore të ShBA-së, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha se tani ai beson se ka pak gjasa që ata që vdiqën ishin militantë të ISIS-it apo të paraqisnin kërcënim të drejtpërdrejtë për forcat amerikane në aeroportin e Kabulit, shkruan The Guardian. “Tani jam i bindur se dhjetë civilë, përfshirë deri shtatë fëmijë, u vranë tragjikisht në atë sulm. Për më tepër, ne tash vlerësojmë se ka pak gjasa se vetura dhe ata që vdiqën ishin të lidhur me ISIS-i apo të ishin kërcënim i drejtpërdrejtë për forcat amerikane”, tha ai.
S’deklarohet kurrë për politikë e del pak në media, njihuni me burrin e Angela MerkelLexoni edhe:
“Ua shpreh ngushëllimet e mia të thella familjes dhe miqve të atyre që u vranë. Ky sulm u ndërmor në bazë të besimit më të sinqertë se do të parandalonte një kërcënim të menjëhershëm për forcat tona dhe për të evakuuarit në aeroport, por ishte gabim dhe unë e ofroj kërkimfaljen time të sinqertë”, shtoi gjenerali amerikan.McKenzie tha se veprimi nuk ishte sulm i nxituar dhe se ishin bërë përpjekje për t’i minimizuar pasojat ndaj civilëve, por pranoi se u bë një gabim i tmerrshëm. I pyetur nëse ndonjë zyrtar do të mbahet përgjegjës, ai tha: “Tani jemi në procesin e vazhdimit të asaj linje të hetimit.”
Në ditët e para pas sulmit të 29 gushtit me raketën “Hellfire”, zyrtarët e Pentagonit patën vlerësuar se sulmi ishte kryer në mënyrën e duhur, ndonëse disa civilë ishin vrarë, përfshirë fëmijë. Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Gjeneral Mark Milley, e kishte cilësuar veprimin “sulm të drejtë”.
Pas ngritjes së dyshimeve nga mediet, Gjenerali McKenzie dha urdhër për zhvillimin e hetimeve. Hetimet zbuluan se nga sulmi me dron u vra Zemari Ahmadi, punëtor i vjetër i një organizate humanitare amerikane, dhe nëntë anëtarë të familjes së tij. Në veturë raportohet se kishte shishe me ujë, jo mjete shpërthyese.
(Kosova Sot Online )