Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • S.A /
  • 18 September 2021 - 09:00
Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 12,464 raste.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143,333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,878 persona. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online )