Rrahje në Prishtinë, arrestohen shtatë persona

  • S.A /
  • 18 shtator 2021 - 09:25
Rrahje në Prishtinë, arrestohen shtatë persona

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, pasi që të njëjtit ishin përfshirë në rrahje për shkak të një mosmarrëveshje.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ndërsa rasti ka ndodhur në një fshat të Prishtinës. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit janë liruar ndërsa katër tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Besi, Prishtinë  17.09.2021-13:00.  Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit ishin përfshirë në rrahje për shkak të një  mosmarrëveshje. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit janë liruar ndërsa katër tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online )