Për 24 orët u gjobitën 1 mijë e 438 qytetarë për mosrespektim të masave

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 11:12
Për 24 orët u gjobitën 1 mijë e 438 qytetarë për mosrespektim të masave

Që nga hyrja në fuqi e masave të reja, Policia së bashku me inspektoratet përkatëse komunale kanë shtuar dukshëm kontrollet me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, duke bërë që të rritet edhe numri i gjobave të shqiptuara.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 438 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat kundër COVID-19.

Numër të lartë të gjobave, Policia gjatë 24 orëve të fundit shqiptoi edhe për shkelje të rregullave në trafik, ku 1 mijë e 711 tiketa u shqiptuan në tërë territorin e vendit.

Edhe numri i të arrestuarve për vepra të ndryshme penale në këtë 24 orësh del të jetë i lartë.

Gjithsejtë 54 persona u arrestuan, ku 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)