Serbët bëjnë karikaturë për arkivat e UÇK’së: Aty paraqiten Besnik Bislimi e Miroslav Lajcak

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 11:44
Serbët bëjnë karikaturë për arkivat e UÇK’së: Aty paraqiten Besnik Bislimi e Miroslav Lajcak

Çështja e hapjes së arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një ndër temat më të nxehta që është zhvilluar në ditët e fundit në Kosovës.

Në këtë temë, natyrisht palë shumë e përfshirë janë edhe serbët, të cilët po insitojnë me ngulm që UÇK ka pasur arkiva, pavarësisht se një gjë e tillë të paktën me fjalë në paraqitjet mediale po mohohet nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

Aty paraqitet Besnik Bislimi teksa flet diçka me emisarin për dialog, Miroslav Lajçak, teksa prapa tyre digjen arkivat e UÇK-së.

Kjo siç duket është bërë për shkak të deklaratave të djeshme të Lajçakut ku thotë se nga Bislimi ka marrë “konfirmim” se nuk ka arkiva të UÇK-së, por për UÇK-në dhe se të njëjtat janë në arkivën shtetërore të Kosovës.

(Kosova Sot Online)