Shuhet zjarri në pyjet e fshatit Topillë të Shtimes
Mbrëmë pjesëtarët e Njësisë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim nga Shtimja patën një “luftë të vërtetë” për shuarjen e zjarrit në fshatin Topillë.
Në vendin e ngjarjes ishte edhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, tha se zjarri është lokalizuar, duke apeluar që të ketë kujdes maksimal në ruajtjen e ambientit.
“Sonte në orët e mbrëmjes bashkë me stafin tim isha në fshatin Topillë ku kanë shpërthyer vatra zjarri fushore e malore që nga mesi ditës por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri”.
“Ndezja e tyre sjellë vetëm efekte negative sepse shkatërron botën bimore e shtazore dhe çdoherë është rrezik potencial që shtrirja e tyre të rrezikojë edhe pasurinë e të tjerëve si objektet familjare dhe pyjet përreth”, thotë kryetari Ismajli.
(Kosova Sot Online)