Vuçiq: Erdogani më tha se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 14:12
Vuçiq: Erdogani më tha se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka udhëtuar për në Turqi ku është pritur nga homologu turk, Rexhep Taip Erdogan. Dy presidentët kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka thënë se në takimin me Erdogan, ky i fundit është shprehur se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën, shkruan Tanjug.

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Begradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

Takimi u mbajt në Vilën Vahdettin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për shtypin.

(Kosova Sot Online)